“Nuk e kuptoj pse nuk mund të luajë në finale, kemi bërë një investim të madh për këtë lojtar”, Guardiola kërkon ndryshimin e rregullores
Manchester City është kualifikuar në finale të Carabao Cup, ku do të përballet me Arsenalin e Artetës. Pas gjysmëfinales kundër Newcastle-it, Guardiola ka shprehur pakënaqësinë e tij me rregulloren e këtij kompeticioni. Sipas rregullores, nëse një lojtar nuk është përfshirë në listën e skuadrës përpara gjysmëfinaleve nuk mund të luajë në ndeshjet e mbetura të turneut. Për këtë arsye, blerja e re e City-t, Guehi, nuk mund të luajë as në finalen kundër Arsenalit. Guardiola e sheh këtë rregull si të pakuptimtë dhe ka deklaruar se do të dërgojë një letër te autoritetet përkatëse për të ndryshuar rregulloren. “Shpresoj që ta bindim Carabao Cup që Marc (Guehi) të luajë në finale. Është e vështirë për ta kuptuar… klubi bën një investim të madh për të...
Burimi:
sportekspres.com