“Nuk e kuptoj përse klubi nuk shpenzon më si më parë, jemi të shtatët në merkato”

“Nuk e kuptoj përse klubi nuk shpenzon më si më parë, jemi të shtatët në merkato”

3 Shkurt 2026 14:14 Telesport Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediat në prag të ndeshjes gjysmëfinale që “citizens” do të luajnë të mërkurën ndaj Newcastle. Në përballjen e parë, City ka fituar 2-0. Gjithsesi, trajneri spanjoll duket se e ka ende mendjen te merkato. Edhe pse kanë ardhur disa lojtarë cilësorë, ai shprehet se Manchester City nuk është më klubi që shpenzon më shumë parà në merkato, ndaj dhe ka më shumë konkurrencë. “Jam pak i trishtuar dhe i mërzitur sepse me shpenzimet neto për pesë vitet e fundit jemi të shtatët në Premier League, kështu që dua të jem i pari. Nuk e kuptoj se si klubi nuk shpenzon më shumë para! Jam pak i inatosur me ta”, tha Guardiola....