Nuk e ka bërë askush tjetër më parë, sulmuesi brazilian shkruan historinë në Premier League

Nuk e ka bërë askush tjetër më parë, sulmuesi brazilian shkruan historinë në Premier League

11 Prill 2026 16:52 Telesport Sulmuesi i Brentford, Igor Thiago, ka vendosur sot një rekord të ri në Premier League përsa i përket futbollistëve brazilianë. Me golin e shënuar aktualisht ndaj Brentford, nga pika e bardhë e penalltisë, Igor Thiago numëron 20 gola këtë sezon, duke u bërë futbollisti i vetëm brazilian që ka arritur këtë shifër në Premier League, duke lënë pas emra të njohur si Firmino, Gabriel Jesus, Martinelli etj. 24-vjeçari shënoi që në minutën e tretë me penallti duke kaluar Brentford në avantazh, më pas Everton barazon shifrat me Beto, një tjetër brazilian i Premier League. Ky është padyshim sezoni më i mirë në karrierë për Igor Thiago, i cili me siguri do të jetë protagonist i merkatos së verës që po...