“Nuk e di se nga buron ky mllef”, Bicaj çuditet me akuzat për Uzunin: E ka fituar çdo gjë me djersë, nuk e kuptoj pse merremi me lekët e Myrtos
Ditmar Bicaj është pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”, ku ka shprehur çudinë e tij për akuzat ndaj Uzunit. Ky i fundit ka investuar për blerjen e një prone në Palasë, ku do të ndërtohet një hotel. Së fundmi kanë qarkulluar zëra për pastrim parash nga ana e sulmuesit beratas, por të cilat kanë sjellë çudi te Bicaj. Ai është shprehur se Uzuni ka fituar çdo gjë me djersë dhe gjithçka e ka të deklaruar. “Ky mllefi nuk e di se nga buron. Unë mbaj mend Myrton që kur ka qenë të Apolonia e Fierit, që kur ka qenë te Laçi. Me furgona shkonte te stërvitjet e Laçit. Pastaj filloi ai progresi i madh në karrierë. Mua më duket normale, sepse Myrtoja...
Burimi:
sportekspres.com