“Nuk duhet të kishin marrë Zhegrovën”, gazetari italian: Juventusi po paguan transferimet e këqija të verës
Paolo Paganini ishte i ftuar në emisionin “Maracana” në “TMW Radio”, ku ka analizuar Juventusin e këtij sezoni. Gazetari italian i ka cilësuar si të gabuara zgjedhjet e bëra nga klubi në merkaton e verës. Sioas tij, Zhegrova së bashku me Davidin dhe Opendën nuk duhet të ishin bërë pjesë e Juventusit. “Pa Spaletin që shpiku Mekenin, një problem tjetër sepse kontrata e tij po skadon, Juve paguan për transferimet e këqija të verës. Në merkaton e verës, Kolo Muani dukej si Tom Henksi në terminal. Ai donte të shkonte te Juve, ngeci aty, pastaj nuk shkoi. Paga e Davidit, komisionet për të, por edhe Openda, Zhegrova. Duhet të kishe marrë dikë që donte të vinte dhe e njihte tashmë mjedisin në vend të atyre...
Burimi:
sportekspres.com