Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Nuhiu: Xhixha e Ernest janë super, drejtuesit po punojnë dhe për të 2-3 futbollistë
Paraditen e sotme trajneri i Tiranës Ardian Nuhiu doli para mediave për të folur lidhur me ndeshjen e nesërme në Kupë përballë Skënderbeut por dhe zhvillimet e fundit në kampin bardheblu. Nuhiu: “Kemi analizuar kundërshtarin me shumë kujdes, pozicionin në të cilin është flet mjaftueshëm për një skuadër të organizuar, stabile me lojtarë që janë për një kohë të gjatë bashkë. Edhe në aspektin taktik qëndrojnë shumë mirë bashkë, kanë ide të qarta, por edhe dalje të shpejta në tranzicion. Padiskutim jemi munduar të sjellim sa më shumë informacione për skuadrën tonë, kemi sjellë prurje të reja. Me drejtuesit kemi punuar jashtëzakonisht shumë, jemi munduar të ruajmë grupin që kishim në ndeshjet e fundit, të ruajmë mentalitetin apo shpirtin garues te grupi dhe me prurjet...