Nuhiu e bën “sefte” te Tirana, një penallti vendos ndaj Bylisit
Tirana i ka bërë bnjë nisje të shkëlqyer vitit 2026, duke mposhtur 1-0 Bylisin në transfertë, në javën e 19-të në Superiore. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” u karakterizua nga rivalitet dhe raste nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht tentativave të shumta. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 63-të nga Rafael me penallti. Vendimi për 11-metërshin erdhi pas një aksioni të Redon Xhixhës dhe u konfirmua edhe nga VAR-i. Tirana arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të ndeshjes. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Ardian Nuhiu. Bardheblutë mbeten në vendin e fundit me 13 pikë, ndërsa Bylisi renditet i teti me pesë pikë më shumë.
Burimi:
sot.com.al