Norris: E kemi nisur keq sezonin, duhet shumë punë për të përmbysur gjendjen dhe mbrojtur titujt
19 Mars 2026 13:22 Telesport Te McLaren ende nuk i besojnë asaj që ndodhi fundjavën e kaluar në Kinë, kur të dyja makinat nuk morën pjesë në startin e garës së zhvilluar në Shangai. “Ajo ishte një e dielë katastrofike për ne”, tha Lando Norris. Kampioni i botës për pilotë në Formula 1 shprehet se kurrë më parë nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë. Kjo ishte hera e parë për të që nuk merrte pjesë në një garë të F1. Norris përpiqet të sqarojë gjërat në Kinë. “Kishim një problem që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse nuk dinim si ta rregullonim. Tani jemi ende duke analizuar gjërat dhe më pas të arrijmë në ndonjë përfundim rreth asaj që...
Burimi:
telesport.al