Nofulla e thyer në dy vende, Jake Paul i nënshtrohet operacionit pas humbjes ndaj Joshua

Nofulla e thyer në dy vende, Jake Paul i nënshtrohet operacionit pas humbjes ndaj Joshua

Jake Paul ka konfirmuar se nofulla e tij ishte thyer në dy vende gjatë humbjes së tij ndaj Anthony Joshua, në duelin e zhvilluar në Majemi. Boksieri britanik e rrëzoi Paul në tapet dy herë në raundin e pestë dhe të gjashtë, përpara se amerikani të dorëzohej. “Nofull e thyer dy herë. Më jepni Canelo pas 10 ditësh,” shkroi Paul në rrjetet sociale, ku shfaqte edhe një grafi të nofullës  bashkë me thyerjet. Paul përdori mediat sociale për të konfirmuar se i ishte nënshtruar një operacioni në nofull. Paul nuk u përball me median në konferencën për shtyp pas duelit, ndërsa kërkoi trajtim për lëndimin. Nikisa Bidarian, njëe nga promotorët e Paul, tha: “Ai është mirë. Ai shkoi vetë në spital me makinë. Një nofull...