“No Raphinha, no party”…; Barcelona e varur nga braziliani. E thonë shifrat
16 Shkurt 2026 7:49 Alfred Lleshi Edhe pse vetëm 18 vjeç, pak dyshojnë se Lamine Yamal është ylli i madh i Barcelonës, por në “Camp Nou” po bëhet gjithnjë e më e qartë se lojtari që përcakton ritmin e skuadrës është Raphinha. Pas një sezoni në nivel “Topi i Artë”, braziliani është penalizuar nga problemet muskulore këtë edicion. Dëmtimi i parë në kofshë në fund të shtatorit e mbajti rreth 60 ditë jashtë fushave, më pas një tjetër goditje e la një javë jashtë, ndërsa së fundmi një tërheqje muskulore e pengoi të luante në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Atlético Madridit. Barcelona nuk humbet kur ai luan: 17 fitore dhe vetëm 1 barazim këtë sezon. Pa të, bilanci ndryshon ndjeshëm. Në...
Burimi:
telesport.al