Nkunku rrëfehet “pa doreza”: Rabiot është bishë, Modrić i jashtëzakonshëm. Allegri? Mjeshtër me përvojë

Nkunku rrëfehet “pa doreza”: Rabiot është bishë, Modrić i jashtëzakonshëm. Allegri? Mjeshtër me përvojë

10 Shkurt 2026 9:47 Alfred Lleshi Christopher Nkunku ka folur për shokët e skuadrës dhe trajnerin e tij. Sulmuesi i Milanit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, u ndal fillimisht te Massimiliano Allegri dhe një deklaratë e tij e mëparshme, kur i kishte thënë se duhej “të rrinte i qetë dhe të buzëqeshte më shumë”: “Kur trajneri thotë diçka, duhet të bësh tënden, sepse ai ka shumë përvojë. Në atë moment, më shumë sesa të buzëqeshja, isha në botën time për t’u përgatitur. Por po, kur buzëqesh dhe i sheh gjërat pozitivisht, gjithçka ndryshon”. Më pas foli për Adrien Rabiot: “E kam njohur gjithmonë të fortë. Tani ndoshta është më vendimtar, sepse Allegri e do më ofensiv. Ka një gjuajtje fenomenale dhe vrapon pa...