Një vepër arti e vërtetë…, ja tatuazhi me të cilin Otamendi “provokoi” Vinicius
Para episodeve të pakëndshme që u raportuan në kronikat e ndeshjes në “Da Luz”, ndodhi edhe një moment mes Vinícius Júnior dhe mbrojtësit argjentinas Nicolás Otamendi. Pamjet direkte treguan dy lojtarët duke shkëmbyer disa fjalë në fushë, ndërsa situata u mbyll me të qeshura. Në atë moment, kapiteni i Benfica i tregoi brazilianit një nga tatuazhet e shumta që ka në trup, duke “provokuar” në mënyrë ironike kundërshtarin. Bëhej fjalë për tatuazhin që përfaqëson Kupën e Botës dhe dy Kupat e Amerikës që ai ka fituar gjatë karrierës me Argjentinën, trofe të cilët i ka përjetësuar në lëkurë si pjesë të “palmaresit” të tij. Interesant është fakti se veç këtyre trofeve, mbrojtësi veteran argjentinas i Benfica, me të vërtetë ia ka kushtuar të gjithë shpinën tatuazheve...
Burimi:
telesport.al