Një tjetër shqiptar për Juventus-in, bardhezinjtë hedhin sytë nga gardiani që u rrit në akademinë e Manchester City-t

Një tjetër shqiptar për Juventus-in, bardhezinjtë hedhin sytë nga gardiani që u rrit në akademinë e Manchester City-t

Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Ipswich Town, Aro Muric, sipas raportimeve nga Italia. Klubi anglez e bleu reprezentuesin e Kosovës nga Burnley për 8 milionë paund pas ngjitjes në Premier League në vitin 2024. Megjithatë, Muric u la jashtë formacionit pas një sezoni me gabime dhe u huazua verën e kaluar te Sassuolo në Serie A. 27-vjeçari, i cili ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, ka bërë paraqitje bindëse me Sassuolon, që aktualisht renditet në vendin e 10-të, ndërsa klubi italian ka një opsion për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 10 milionë euro (rreth 8.7 milionë paund). Sipas Tuttosport, Juventusi po ndjek nga afër progresin e Muric, si edhe të bashkëlojtarit të tij te Sassuolo, Tarik Muharemovic,...