Një tjetër mundësi për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, diskutime mes FSHF-së dhe Akademisë së “City Group”

Një tjetër mundësi për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, diskutime mes FSHF-së dhe Akademisë së “City Group”

Drejtuesit e Akademisë “City Group” zhvilluan një vizitë në Federatën Shqiptare të Futbollit, në kuadër të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim në funksion të zhvillimit të futbollit dhe rritjes së cilësisë në edukimin e trajnerëve. Presidenti i FSHF, Armand Duka, mirëpriti delegacionin në zyrën e tij, ku u zhvillua një shkëmbim i hapur idesh mbi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe perspektivat për rritjen e standardeve në këtë fushë. Në vijim të vizitës, përfaqësuesit e akademisë zhvilluan një takim pune me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, Koordinatorin e zyrës së Presidentit për çështjet sportive, Abdyl Kuriu, si dhe përfaqësues të Departamentit Teknik dhe të Edukimit. Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mundësitë e një partneriteti eventual, i cili do të synonte krijimin e urave të...