Një tjetër kompleks modern do t’i shtohet Shqipërisë, këtë herë në Laç

Një tjetër kompleks modern do t’i shtohet Shqipërisë, këtë herë në Laç

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ku në qendër të diskutimeve ishte zhvillimi i infrastrukturës sportive në qytetin e Laçit dhe forcimi i bashkëpunimit institucional në funksion të futbollit dhe komunitetit. Gjatë takimit, palët ranë dakord për të bashkëpunuar në realizimin e projektit për ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në Laç, një investim strategjik që do të realizohet në partneritet mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Kurbin dhe Klubit të Futbollit Laçi. Ky projekt përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në strategjinë e FSHF-së për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke krijuar kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen e brezave të rinj. Komiteti Ekzekutiv...