Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Një takim 30 minutësh që vendosi gjithçka! Bicaj largohet përfundimisht nga Lushnja, zbulohen të gjitha arsyet
Tashmë janë ndarë përfundimisht rrugët midis trajnerit Ditmar Bicaj dhe ekipit të Lushnjes. Një afrim që pritej me shumë entuziazëm dhe kuriozitet, veçanërisht pas rezultateve fantastike të këtij trajneri te Burreli. Gjithçka ka ndodhur pas situatave të fundit në klub, ku rezultatet kanë munguar dhe ekipi ka vuajtur nga oshilacionet e njëpasnjëshme. Trajneri Bicaj sot ka pasur nje takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa rreth 30 minuta në Bashki, ku të dy palët kanë parashtruar problematikat përkatëse. Trajneri ka kërkuar me ngulm nderhyrje dhe blerje te reja ne mënyrë që ekipi të ndryshojë fizionominë e brishtë te lojës. Ndërkohë nga ana tjetër bashkia insiston të ketë futbollistë me pagesa sa më të ulëta me qëllim për të minimizuar shpenzimet. Kriza e krijuar ka ndikuar ne lojë...