Një super Joan Garcia dhe goli i Araujo shpëtojnë Barcelonën në “Camp Nou”. Presioni kalon te Reali (video)

Një super Joan Garcia dhe goli i Araujo shpëtojnë Barcelonën në “Camp Nou”. Presioni kalon te Reali (video)

Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Rayo Vallecano në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Joao Cancelo nga goditja e këndit ishte Ronald Arauko që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, Barcelona i afrohet golit të dytë, por goditja e Rpahinha ndalet nga portieri i miqve, Augusto Batalla, dhe përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për katalanasit. Në minutën e 61-të, Vallecano i afrohet golit të barazimit, por goditja e Alvaro Garcia ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Joan Garcia. Dy minuta më pas, sërish Vallecano i afrohet golit të barazimit me goditjen me kokë të Unai Lopez pas...