Një super Alisson nuk mjafton, Liverpool e pëson në fund. Richarlison i jep një pikë shprese Tottenhamit (video)
Pas humbjes befasuese 2-1 ndaj Wolves në javën e kaluar, Liverpool ka zhgënjyer sërish sot, duke humbur 3 pikët, vetëm në mintuat e fundit. Të kuqtë nuk shkuan dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Tottenham, në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Në minutën e 11-të, Tottenham iu afrua shumë golit me Souza, por goditja e brazilianit u ndal në mënyrë perfekte nga bashkëkombësi i tij, Alisson Becker. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 21-të, Liverpool i afrohet golit të dytë, por goditja e Ryan Gravenberch përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 36-të, sërish...
Burimi:
telesport.al