No Image Available

Një sulmues 36-vjeçar ishte befasia e madhe e Burnley në Kupë, shton më shumë rivalitetin për Brojën

Burnley është rikthyer sot të luajë në fushë, por këtë herë jo për Premier League. Ekipi i drejtuar nga Parker luajti kundër Millëall në Kupë dhe fitoi thellë në shifrat 5-1. Trajneri i vendasve kishte paralajmëruar ndryshime në formacion duke thënë se do të linte pushim lojtarët kryesor për shkak të ngjeshjes së kalendarit. Një prej lojtarëve të lënë pushim ishte edhe Armando Broja që ka luajtur në të gjitha takimet e fundit si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Liverpulit. Por lajmi i keq për shqiptarin qëndron në faktin se dy gola kundër Millëall ka shënuar Barnes. Sulmuesi 36-vjeçar kishte në total vetëm 15 minuta me Burnley në këtë sezon, teksa për shkak të moshës së madhe, ka ngelur jashtë ekipit...