Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Në Universitetin e Sporteve, një histori frymëzuese po shkon drejt finalizimit. Një student i veçantë, është gati të mbyllë studimet Bachelor këtë vit akademik. 25-vjeçari Gersi Troka, zgjodhi auditorët duke thyer barrierat dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi ndryshe. “Kisha shumë vullnet për të realizuar Universitetin e Sporteve dhe e realizova.Ka qenë e vështirë të thyeja barriera po tani jam përmirësuar.” Ai tregon se ambientimi me jetën universitare dhe sportin ka qenë i natyrshëm, pasi aktiviteti fizik është pjesë e jetës së tij prej thuajse 15 vitesh. “Më është dukur shumë mirë jam shumë i kënaqur me cdo gje nga petagogët dhe nga shokët që më kanë mirëpritur në universitet.E kaloj syhumë mirë më afrohen, duan të hyjnë në bisedë pak a shumë, pyesin për...