Një statistikë pro Leaos, dy të tjera (shumë të rëndësishme) ku nuk e ndihmon Milanin

Një statistikë pro Leaos, dy të tjera (shumë të rëndësishme) ku nuk e ndihmon Milanin

20 Mars 2026 10:55 Alfred Lleshi Ekziston një statistikë që duhet marrë më shumë në konsideratë kur flitet për Rafael Leão. Aktualisht është golashënuesi më i mirë sezonal i Milanit, me 10 gola gjithsej, mes kampionatit (9) dhe Kupës Italiane (1), barazim me Pulisic, që ka 8 gola në Serie A dhe 2 në Kupë, por me dy penallti më pak. Megjithatë, statistika të tjera nuk e favorizojnë numrin 10 kuqezi në vlerësimin kolektiv. Sulmi – Milani me Leaon në fushë prodhon mesatarisht 1.70 xG (gola të pritur) për ndeshje, kundrejt 2.16 pa të. Konteksti ka rëndësi: 5 nga 7 ndeshjet pa të kanë qenë ndaj kundërshtarëve të nivelit mesatar dhe të ulët, ndaj xG më i lartë është normal. Diferenca (-0.46) lidhet më shumë...