Një pjesë e dytë spektakolare, barazim i çmendur mes Romës dhe Juventusit. Zhegrova fantastik (video)
1 Mars 2026 22:42 Telesport Kryesfida e javës së 27-të në Serie A mes Romës dhe Juventusit është mbyllur në barazim 3-3. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të falë supergolit të Wesley Franca. Pas një asisti të marrë nga Niccolo Pisilli dhe një goditjeje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, topi përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Romën, ndërsa pjesa e dytë ishte vërtet shumë e bukur. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ku Francisco Conceição barazoi shifrat me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 47-të. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Roma gjeti sërish avantazhin. Ishte Evan Ndicka në minutën e 53-të që dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë...
Burimi:
telesport.al