Një pjesë e dytë e jashtëzakonshme, Inter i jep fund “thatësirës” dhe fiton bindshëm ndaj Romës (video)
Inter ka fituar 5-2 ndaj Romës, në kryesfidën e javës së 31-të në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë. Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungonte që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol. Në minutën e 40-të, Roma do të barazonte shifrat. Pas një pasimi të Matias Soule për Devyne Rensch, holandezi kroson në zonë dhe aty Gianluca Mancini zë në befasi mbrojtjen e zikaltërve dhe dërgon me kokë topin në portën e Yann Sommer. Në shtesën e pjesës së parë ishte Hakan Calhanoglu që gjeti...
Burimi:
telesport.al