Një muaj larg fushave prej dëmtimit, më në fund Cristiano Ronaldo rikthehet të luajë për Al Nassr
Kampioni 41-vjeçar portugez Cristiano Ronaldo është rikuperuar nga një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Ai është rikthyer në stërvitje dhe ka rinisur gjuetinë drejt golit të tij të 1000-të në karrierë. Pasi humbi grumbullimin me Portugalinë, Cristiano Ronaldo është gati të rikthehet në fushë. Ai është thirrur nga Al Nassr, i trajnuar nga bashkatdhetari Jorge Jesus, për ndeshjen e sotme të Ligës Profesionale Saudite kundër Al-Najma. Dueli midis liderëve të ligës dhe ekipit të fundit në Ligën Saudite do ta shohë CR7 përsëri në aksion. Gjatë javës së kaluar, Ronaldo ka punuar shumë për t’u stërvitur dhe për t’u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi më 28 shkurt, në një ndeshje kundër Al-Fayha. Një dëmtim në kofshën e djathtë e mbajti jashtë për të gjithë...
Burimi:
telesport.al