Një italian do të marrë drejtimin e Man. United për sezonin e ri? Zbulohen prapaskenat
8 Mars 2026 22:03 Telesport Pavarësisht se Michael Carrick po bën një punë të mirë në këtë rikthim si trajner i Manchester United, por ish-mesfushori do të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet. “The Telegraph” zbulon se emri favorit për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në verë është Roberto De Zerbi, italiani i cili u largua vetëm pak javë më parë nga drejtimi i Olimpique Marseille, për shkak të rezultateve të dobta. De Zerbi është gati të rikthehet në Premier League, pasi më parë ka drejtuar Brighton. Sipas raportimit në fjalë, shumë shpejt pritet të ketë një takim konkret kokë më kokë mes trajnerit italian dhe drejtuesve të Man. United për të diskutuar mbi projektin e ri.
Burimi:
telesport.al