Një emër surprizë për mbrojtjen e Real Madridit, pasuesi i Rudiger do të jetë një 19-vjeçar
5 Prill 2026 20:04 Telesport Real Madrid pritet të bëjë disa ndryshime në repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së ardhshme. Antonio Rudiger, kontrata e të cilit skadon këtë fund sezoni, pritet të qëndrojë edhe për një vit tjetër te “Los Blancos”. Në këtë situatë, Real Madrid po mendon për një investim afatgjatë në mbrojtje, i cili do të jetë pasuesi ideal i Rudiger. “El Mundo” zbulon se një nga emrat e rinj që ka fituar shumë terren këto kohë është qendërmbrojtësi i ri i Real Sociedad, Jon Martin. 19-vjeçari konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe, dhe është pjesë e Spanjës U-21. Kontrata e tij me klubin bask skadon në vitin 2031 dhe vlera e tij në treg aktualisht është 20 milionë euro,...
Burimi:
telesport.al