“Një, dy, tre, katër, pesë…”; Felipe Melo tallet keq fare me Juven në rrjetet sociale (video)
18 Shkurt 2026 12:59 Alfred Lleshi Felipe Melo u bë protagonist në rrjetet sociale pas humbjes së rëndë të Juventusit ndaj Galatasaray me rezultatin 5-2, në ndeshjen e parë të “play off”-it të Champions League. Stambolli vazhdon të mbetet i hidhur për bardhezinjtë, pas eliminimit të vitit 2013 në dëborë, ndërsa këtë herë festuan sërish turqit. Braziliani, ish-lojtar i të dyja klubeve, publikoi video në Instagram ku tallej me skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti. Në njërën prej tyre ai numëronte me gishta “një, dy, tre, katër, pesë”, duke treguar golat e Galatasaray, më pas ndaloi me dorën e hapur dhe shpërtheu në britma për të festuar “manitën” ndaj Juventusit. Ironik është fakti se Melo, sot 42-vjeçar, ka veshur edhe fanellën bardhezi për dy sezone,...
Burimi:
telesport.al