Një djalosh shqiptar po spikat në SHBA, Muçi vijon të jetë në “radarët” e klubeve të mëdha europiane

Një djalosh shqiptar po spikat në SHBA, Muçi vijon të jetë në “radarët” e klubeve të mëdha europiane

Adriatik BALLA Paraqitja e lojtarëve shqiptarë në kampionatin elitar amerikan përgjithësisht ka qenë pozitive dhe të gjithë ata shqiptarë që kanë luajtur në MLS amerikane kanë krijuar një imazh të mirë, e kështu ka ndodhur me Salihin, Uzunin e shumë “yje” të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. Ndërkohë, debutimi i 16-vjeçarit shqiptar Adri Mehmeti, me Red Bull Nju Jork si titullar në javën e parë të MLS i ka lënë të gjithë më gojën hapur. Djaloshi luajti 76 minuta duke qenë thuajse i pagabueshëm në mesfushë, teksa dha edhe një asist në fitoren 2-1 të ekipit të tij. Ndaj nuk është rastësi që MLS e ka përzgjedhur atë në artikullin për debutuesit e javës. “Duke rrezikuar mbivlerësimin e performancës, Mehmeti ishte fantastik teksa Red Bull...