Një çmenduri e vërtetë në minutat shtesë, 3 gola të shënuar. Barcelona dhe Real Madrid dhurojnë spektakël, nuk ka fitues në pjesën e parë (video)
11 Janar 2026 20:46 Telesport Në Jeddah të Arabisë Saudite po luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2, pas një çmednurie të vërtetë në minutat shtesë. “El Clasico” u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha. Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Thibaut Courtois. Që nga fillimi i sezonit 2024/25 deri më tani, Raphinha ka shënuar 48 gola plus ka dhënë 26 asiste në 83 ndeshje. Barazimi i madrilenëve do të vinte në minutat shtesë, ku Vinicius Junior lë pas thatësirën dhe gjen golin pas 19 ndeshjesh. Një gol shumë i bukur i brazilianit, i cili pasi iu dha një leksion të mirë mbrojtësve të...
Burimi:
telesport.al