“Një Champions në 9 vite është zhgënjyese. Me shumë gjasa është sezoni i fundit i Guardiolës te City”

“Një Champions në 9 vite është zhgënjyese. Me shumë gjasa është sezoni i fundit i Guardiolës te City”

12 Mars 2026 15:02 Alfred Lleshi Humbja e rëndë e Manchester City ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League ka shkaktuar reagime shumë të forta në mediat angleze. Në Angli pritej jo vetëm një ndeshje më e ekuilibruar, por edhe rezultat pozitiv nga “blues”. Një nga komentet më të diskutueshme ishte ai i ish-mbrojtësit të Liverpool-it, Jamie Carragher, në CBS, i cili vuri në dyshim trashëgiminë e Pep Guardiolës te City: “Me shumë gjasa ky është sezoni i fundit i Guardiolës te Manchester City, do të jetë e vështirë të përmbyset ky disavantazh (3-0). Sa vite ka që është aty? Nëntë apo dhjetë? Vetëm një Champions ka fituar, mendoj se drejtuesit do të jenë të zhgënjyer”. Carragher kritikoi edhe rrugëtimin europian...