Një 19-vjeçar korr “pole position” e parë në karrierë, ndjek Russell, dy makinat Ferrari dhe McLaren
Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, korri sot “pole position” në pistën e Shangai, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Kjo është hera e parë që 19-vjeçari do ta nisë një garë nga vendi i parë, duke qenë më i shpejti në provave zyrtare, me kohën 1’32”064. Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Mercedes, George Russell, që pati një problem elektronik me timonin e tij. Ai zbriti në pistë në momentin e fundit, dha vetëm një xhiro të shpejtë, por mjaftueshëm për të ndarë vijën e parë të nisjes me shokun e tij të skuadrës. Në vendet 3-4 u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton që la pas Charles Leclerc. Koha e “kokëkuqes” ishte 3 të...
Burimi:
telesport.al