Një 17-vjeçar bëhet “mollë sherri” te Polonia, Ndërhyn Boniek: Disfata ndaj Shqipërisë, tronditje e madhe për futbollin polak

Një 17-vjeçar bëhet “mollë sherri” te Polonia, Ndërhyn Boniek: Disfata ndaj Shqipërisë, tronditje e madhe për futbollin polak

Jan Urban është kritikuar për mënyrën se si po e trajton çështjen e ftesës për Oskar Pietuszewskin. Në një intervistë për “Sport.pl”, në mbrojtje të trajnerit të kombëtares polake doli Zbigniew Boniek. Më 26 mars, Polonia do të përballet me Shqipërinë, ku në lojë është një vend në finalen e “play off”-it për kualifikim në Botërorin 2026. Trajneri pritet të shpallë listën menjëherë pas ndeshjeve të 1/8-ve të “Europa League” dhe “Conference League”. Ende nuk dihet çfarë vendimi do të marrë Urban për Pietuszewskin. Tifozët dhe gazetarët kërkojnë ftesë për 17-vjeçarin, i cili po shkëlqen me FC Porto. Megjithatë, trajneri me përvojë preferon të tregojë kujdes dhe thekson se është herët për t’u entuziazmuar me atë që po bën sulmuesi i ri i krahut. Boniek theksoi se,...