Nisja e keqe e 2026! Egnatia dhe Dinamo në ritmin e Bylisit dhe Teutës, ja ekipet që po bëjnë keq këtë periudhë

Nisja e keqe e 2026! Egnatia dhe Dinamo në ritmin e Bylisit dhe Teutës, ja ekipet që po bëjnë keq këtë periudhë

Viti 2026 ka nisur më së miri për Tiranën dhe për Vllazninë, por ka edhe ekipe që nuk e kanë nisur aspak mbarë. Jo pak, por katër ekipe, megjithatë ajo që bën çudi është padyshim nisja e keq për dy skuadrat që kërkojnë titullin kampion. Dinamo dhe Egnatia kanë vetëm dy barazime në katër takimet e para të 2026 dhe numërojnë dy humbje. I njëjti ritëm ekziston edhe për Teutën me Bylisin, që në katër ndeshjet e para të këtij viti, numërojnë dy humbje dhe dy barazime duke mos e njohur ende fitoren e parë. /Sport Ekspres/