Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot në mbrëmje Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Nga ana sportive, Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë. Për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në San Siro Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.