Nisin sonte “play off”-et e Botërorit 2026. Nga Italia te Shqipëria, 22 kombëtare për 6 vende. Ja të gjitha detajet

Nisin sonte “play off”-et e Botërorit 2026. Nga Italia te Shqipëria, 22 kombëtare për 6 vende. Ja të gjitha detajet

Nga Italia, 4 herë kampione bote, te Shqipëria dhe Suriname, që aspirojnë të marrin pjesë për herë të parë në finalet e një Botërori. Janë 22 kombëtare, që ende shpresojnë të kualifikohen në Kupën e Botës së kësaj vere. Verdiktet priten brenda pak ditësh. Më 31 mars do të njihen emrat e 6 kombëtareve të fundit që do të marrin pjesë në Botërorin e SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke u bashkuar me 42 kombëtaret që janë tashmë të kualifikuara. Mes tyre shpresohet të jetë edhe Shqipëria, e cila duhet të kalojë një “play off” të dyfishtë (si të gjitha kombëtaret e tjera europiane në garë). Gjysmëfinalet luhen sonte, ndërsa finalet e “play off”-it më 31 mars. 22 KOMBËTARE PËR 6 VENDEJanë edhe 6 vende në...