Nisin përplasjet e para mes Harry Kane dhe Bayern Munich, probleme me kontratën e re të sulmuesit

Nisin përplasjet e para mes Harry Kane dhe Bayern Munich, probleme me kontratën e re të sulmuesit

Harry Kane ende nuk ka një marrëveshje me Bayern Munich. Javët e fundit, bavarezët kanë propozuar zgjatjen e kontratës së tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2027, deri në vitin 2028. Por Kane, tashmë 33 vjeç, ka të tjera plane e kërkesa. Kërkesa e sulmuesit anglez është shumë e ndryshme, pasi Kane do të donte të vazhdonte kontratën e tij deri më 30 qershor 2030. Pra, ai dëshiron të luajë në Bavari deri në moshën 37 vjeç. Objektivi i sulmuesit është të jetë në Kupën e Botës 2030. Kjo është një situatë që, për momentin, Bayern Munich nuk po e pranon. Kjo përplase vjen edhe për faktin se Kane fiton rreth 15 milionë euro në vit, që nuk është një shumë e vogël....