Nis turneu i mundjes “Ranking Series Muhamed Malo”, Abakarov i dhuron medalje bronzi Shqipërisë

Nis turneu i mundjes “Ranking Series Muhamed Malo”, Abakarov i dhuron medalje bronzi Shqipërisë

Ka startuar sot turneu ndërkombëtar i mundjes “Ranking Series Muhamed Malo”, një event i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes në nder të një prej ikonave të këtij sporti. Një turne që do të zgjasë deri më datën 1 mars dhe që ka sjellë në Shqipëri 900 mundës nga e gjithë bota. Në ditën e parë të garave, janë zhvilluar sfidat e stilit të lirë, ku në tapet kanë garuar disa mundës kuqezi. I vetmi që ka shkëlqyer është mundësi Zelimkhan Abakarov, që në peshën 61kg i dha vendit tonë medaljen e bronzit. Në sfidën e parë, ai mundi 2-0 Gulomjon Abdullaev të Uzbekistanit, ndërsa në sfidën e dytë ai triumfoi 10-0 ndaj moldavit Leomid Colesnic, duke shkuar në gjysmëfinake. Këtu, Abakarov u mposht 8-5...