Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Nis “gjuetia” për qendërmbrojtës; Barça përcakton profilin dhe monitoron tregun
Hansi Flick dhe Anderson da Silva Deco janë me pushime, por nuk do të shkëputen krejtësisht. Ata mbajnë kontakte të vazhdueshëm për të gjetur zgjidhje në treg për një skuadër të prekur në mbrojtje. Plani fillestar nuk parashikonte transferime, por mungesat e Andreas Christensen (rreth 4 muaj jashtë) dhe Ronald Araújo (në pritje të evolucionit, pas problemeve mendore) e kanë detyruar klubin të rishikojë situatën. Barça synon të gjejë mundësi që përshtaten ekonomikisht dhe sportivisht për 6 muajt e ardhshëm, pa rrezikuar të ardhmen. Profili i kërkuar? Qendërmbrojtës me përvojë, udhëheqës, preferohet latin dhe nëse mund të jetë i majtë, aq më mirë. Pra, një “Iñigo Martínez” i ri. Kandidatë të mundshëm? Nicolás Otamendi (37 vjeç, Benfica, kontratë deri më 2026), Stefan de Vrij (33...