Nico Paz e dreqos në fund, Atalanta merr 1 pikë të rëndësishme me një lojtar më pak (video)
1 Shkurt 2026 17:25 Telesport Në “Giuseppe Sinigaglia” u përballën Como me Atalantën, sfidë e vlefshme për javën e 23-të në Serie A, e cila u mbyll në barazim të bardhë, 0-0. Në minutën e 8-të, Atalanta mbetet me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Honest Ahanor. Maxi Perrone, mesfushori i Como i dha diçka Honest Ahanor, i cili reagoi me zemërim duke e shtyrë në fytyrë gjatë një incidenti pa top. Arbitri i dha direkt karton të kuq mbrojtësit të Atalantës dhe karton të verdhë për mesfushorin e Como-s. Pavarësisht se Atalanta ishte me një lojtar më pak, rezultati nuk ndryshoi. Madje në fund të takimit, në minutat shtesë, Como fitoi një penallti pas prkejes së topit me dorë brenda zonës...
Burimi:
telesport.al