Nico Paz dhe shokët e tij, Akademia e Real Madrid ka zgjedhur strategjinë super fitimprurëse. Vlera 160 mln euro vitet e fundit

Nico Paz dhe shokët e tij, Akademia e Real Madrid ka zgjedhur strategjinë super fitimprurëse. Vlera 160 mln euro vitet e fundit

Strategjia e Real Madridit mbi investimet në Akademi dhe kontrollin e tyre ka ndryshuar pasi më parë, kur klubi dëshironte që një lojtar të fitonte përvojë jashtë “Santiago Bernabeut”, zakonisht vendoste për një huazim të thjeshtë. Tani, strategjia është më komplekse: klubi shet 50% të të drejtave të lojtarit, duke ruajtur një opsion blerjeje ose gjysmën e çdo shitjeje të ardhshme. Kjo metodë siguron që klubi që merr lojtarin të angazhohet më shumë në zhvillimin e lojtarit, pasi zotëron pjesën tjetër të të drejtave dhe mund ta mbajë për më shumë se një sezon. Sipas statistikave më të fundit, kjo qasje po funksionon jashtëzakonisht mirë. Aktualisht, Real Madridi po monitoron rreth 10 lojtarë që luajnë larg Bernabeut, shumica e të cilëve kanë parë vlerën e...