Ngecin bisedimet për Mateta, Juventus ka gati planin B. Bardhezinjtë nisin negociatat me sulmuesin e Fenerbahce
20 Janar 2026 17:38 Telesport Duke qenë se marrëvëshja me Crystal Palace duket e vështirë për t’u arritur për një transferim të mundshëm të Jean-Philippe Mateta, Juventus është hedhur në “sulm” për pistën B. Matteo Moretto zbulon se Juventus ka nisur negociatat me sulmuesin maroken të Fenerbahce, Youssef En-Nesyri, i cili këtë sezon ka shënuar 8 gola në 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin turk. Bardhezinjtë janë të interesuar për huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit, por problem mbetet paga e tij e lartë që është rreth 8 milionë euro në sezon, dhe për pjesën e mbetur të sezonit është 4 milionë euro. Te Fenerbahce janë të hapur për largimin e sulmuesit, por më shumë interesohen për shitjen përfundimtare të tij....
Burimi:
telesport.al