Nga zgjedhjet, te legjionarët dhe Superiorja. Gjithçka që u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Nga zgjedhjet, te legjionarët dhe Superiorja. Gjithçka që u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

U transmetua live në FSHF TV emisioni i 18-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj. Në studio ishin të ftuar Envi Hicka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari. Pjesa e parë e emisionit iu dedikua Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, ku Presidenti Armand Duka mori besimin e plotë të të gjithë anëtarëve për të udhëhequr futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme. Në fokus ishte edhe fjalimi i Gabriele Gravina, Zv. President i UEFA-s dhe President i Federatës Italiane të Futbollit, i cili vlerësoi zhvillimin dhe progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e Presidentit Duka. Në këtë Asamble u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, ku pesë prej tyre janë risi...