Nga Turqia: Kujdes Inter, zv.presidenti i Galatasaray ndodhet në Milano për… Calhanoglu
14 Janar 2026 13:06 Alfred Lleshi Midis Galatasaray dhe Fenerbahce po zhvillohet një duel i vërtetë për titullin kampion në Turqi. Dy skuadrat në fjalë ndodhen aktualisht të parat dhe të dytat në renditje. Fenerbahce kërkon të ngushtojë diferencën me kryesuesit, me Domenico Tedesco që ka vepruar tashmë në merkato duke marrë Guendouzi nga Lazio. Nga ana tjetër, Galatasaray i Okan Buruk nuk dëshiron të ngelet pas. Në të njëjtën kohë, klubi turk nuk ka humbur shpresën për të realizuar një ëndërr të madhe; marrjen e Hakan Calhanoglu. Sipas “Fanatik”, Abdullah Kavukcu, zv.presidenti i “Sportif AS” (kompania që menaxhon aktivitetet sportive të Galatasaray), ka udhëtuar direkt në Milano, me foto-dëshmi. Në Turqi raportohet se është bërë një verifikim për transferimin e mesfushorit të Interit, transferim që...
Burimi:
telesport.al