Nga Tirana në Kosta Rikë me zemrën e thyer, lamtumira e fundit e Freddy Álvarez për vajzën e tij

Nga Tirana në Kosta Rikë me zemrën e thyer, lamtumira e fundit e Freddy Álvarez për vajzën e tij

Me zemrën e thyer, por me bindjen se vajza e tij e dashur Irina Álvarez Esquivel tani është një engjëll në qiell, futbollisti i Tiranës, Freddy Álvarez, ka dhënë për herë të parë një mesazh, pas tragjedisë në të cilën vajza e tij e madhe, vetëm 9 vjeçe, humbi jetën në Shqipëri. Futbollisti mbërriti të enjten në territorin kombëtar së bashku me bashkëshorten e tij María Fernanda Esquivel dhe djalin e tyre 5-vjeçar. Ata udhëtonin me të njëjtin fluturim me të cilin mbërriti edhe trupi i pajetë i vogëlushes, vdekja e së cilës tronditi futbollin shqiptar një javë më parë. Sipas asaj që mësoi “La Nación”, në aeroport i priste José Luis Rodríguez nga “Fútbol Consultants”, i cili menaxhon futbollistin bardheblu. Natyrisht, mesfushori dhe bashkëshortja e...