Nga strategjia e re “Vision to Victory 2026-2030” te Superiorja, ja çfarë u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga strategjia e re “Vision to Victory 2026-2030” te Superiorja, ja çfarë u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

28 Janar 2026 19:09 Telesport Në kanalin FSHF TV u transmetua sot drejtpërdrejt emisioni i 15-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën moderimin e Lenida Halilaj. Në studio ishin të ftuar anëtari i KE të FSHF, Pano Xhixho, dhe trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj. Fokusi i këtij emisioni ishte lançimi i strategjisë së re të FSHF, “Vision to Victory 2026-2030”, plani strategjik për zhvillimin e futbollit shqiptar. Të ftuarit komentuan objektivat e arritura në strategjinë e mëparshme dhe analizuan shtatë shtylla kyçe të strategjisë së re: Hyrja në fushë, Talenti elitar, Ndërtimi i lojës, Edukimi përtej fushës, Promovimi i pasionit dhe qëllimit, Nxitja e investimeve dhe Një organizatë e shkëlqyer. Në studio u diskutua edhe për paraqitjen e lojtarëve të Kombëtares në arenën ndërkombëtare,...