Nga një çantë shpine me dy palë rroba tek ëndrra e madhe; rrëfimi prekës i Victor Osimhen
Victor Osimhen kujton fillimet e tij të vështira: “U largova nga shtëpia me një çantë shpine dhe dy palë rroba. Ato që kisha veshur dhe një fanellë të gjelbër në çantë. Udhëtuam drejt Abujas me makinën më të vjetër që mund të imagjinoni dhe mbërritëm në mesnatë. Të nesërmen pashë 1 milion fëmijë me një ëndërr. Ndoshta ishte ekzagjerim, por ishin rreth 900 fëmijë jashtë stadiumit. Ditën e parë nuk hyra fare në fushë. Ditën e dytë një trajner më tregoi me gisht: Fanella e gjelbër, hajde. Ke 15 minuta. Kisha vetëm 15 minuta për të ndryshuar jetën time. Vrapova derisa djersa u bë gjak dhe shënova 2 gola në 15 minuta. Mendova se ndoshta kisha një shans. Më pas trajnerët hipën diku, me mikrofon në...
Burimi:
telesport.al