Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga Alpet shqiptare në bregdetin e Salernos. Nga lufta e Kosovës në majën e futbollit italian. Jeta dhe karriera e Ylber Ramadanit nuk ka qenë aspak e lehtë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer peripecitë për kanalin zyrtar të Serisë A. “Unë kam lindur në Gjermani, por im atë donte që të riktheheshim në Kosovë. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse nuk kishim asgjë. E ndihmoja babanë për të shitur fruta, por nga aty rruga drejt futbollit bëhej e vështirë. Ai nuk kishte shumë besim se do bëhesha lojtar, por më vonë më mbështeti”, tha Ylber Ramadani, mesfushor i Kombëtares. Ramadani është shndërruar në një idhull për tifozët e Leçes dhe bashkë me të edhe Medon Berisha. Tifozët iu kanë dedikuar një kor në lidhje me...