No Image Available

Nga Laçi ikën një “xhevahir”, Tresa ka falenderime për klubin e tifozët

Një largim i paralamëruar dhe i ngjashëm me disa lojtarë cilësorë të viteve të fundit te Laçi. Mesfushori sulmues anësor Ledio Tresa pasi i skadoi kontrata, mbyll zyrtarisht me bardhezinjtë duke lënë pas kujtime fantastike dhe një periudhë 3 vjeçare, bazë për karrierën tij personale në klube të tjerë që me shumë mundësi i pari do të jetë AF Elbasani. Tresa shkruan: “Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, emocione dhe kujtime të bukura, ka ardhur momenti të mbyll kapitullin tim me ekipin e Laçit dhe të nis një sfidë të re në karrierën time. Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të sinqertë për ekipin, presidentin, stafin dhe tifozët, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim. Ka qenë një periudhë...