Nga Kosta Rika te Tirana, Kortes firmos për bardheblutë

Nga Kosta Rika te Tirana, Kortes firmos për bardheblutë

Dy futbollistë nga Kosta Rika afrohen te Tirana. Në fakt, sot, vetëm Johan Kortes është zyrtarisht i bardhebluve pasi Fredi Alvarez, një tjetër lojtar me peshë, pritet të hedhë firmën te klubi i Tiranës në vijim. Të dy futbollistët udhëtuan bashkë drejt kryeqytetit shqiptar,Tiranë. Tirana njofton: “Mirësevjen, Johan Enrique Cortes Alfaro! Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Nuhiu”. Vazhdo leximin