Nga intervista e Xhakës te vendimet kyçe të KE të FSHF, ja çfarë ndodhi “Në Shtëpinë e Futbollit”
Puntata e 13-të e emisionit të përjavshëm “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet live në FSHF TV, solli sot një panoramë të plotë dhe gjithëpërfshirëse mbi rikthimin e futbollit shqiptar në gjysmën e dytë të sezonit, vendimet kyçe të marra nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF, si edhe progresin e vazhdueshëm të investimeve infrastrukturore në fusha dhe stadiume në të gjithë vendin. Nën moderimin e Lenida Halilaj dhe me të ftuarin e përhershëm Florian Riza, emisioni pati gjithashtu pjesëmarrjen e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu, si dhe gazetarit sportiv Gerti Çarçani, të cilët sollën analiza dhe komente mbi zhvillimet më të fundit në futbollin shqiptar. Në pjesën e parë të emisionit u trajtuan çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, pas shortit të hedhur...
Burimi:
telesport.al